Language
   
 
Programi i FSVC në Shqipëri
Treguesit Kryesor: 1999-2012
Vitet që nga themelimi 14
Projektet e përfunduara 198
Numri i vullnetarëve 364
Orët e Përftuara Pa Pagesë 18,843
Përmbledhje e Programit në Shqipëri

Evolucioni natyral i sektorit financiar Shqiptar për të ofruar shërbime dhe produkte më të sofistikuara ndërkohë që ekonomia integrohet akoma më shumë me Europën dhe botën, dobësitë në infrastrukturën themelore financiare të shfaqura gjatë krizës së fundit globale financiare, dhe përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të ecur drej anëtarësimit në Bashkimin Europian nxjerrin në pah rëndësinë e nevojës për të vazhduar asistencë në ndihmë të forcimit të infrastrukturës së sektorit financiar Shqiptar. Financial Services Volunteer Corps,(FSVC) ka qënë e dedikuar në misionin e saj për të forcuar dhe zgjeruar sektorin financiar në Shqipëri dhe në programin aktual synon të adresojë trendet e lartpërmendur për të siguruar që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe transparent. Për të zgjeruar kapacitetin e Departamentit të Mbikqyrjes Bankare të Bankës së Shqipërisë (BSH) për të vlërësuar rreziqet kryesore që kërcënojnë stabilitetin e sektorit financiar, si dhe për të nxitur rritjen e kreditimit nëpërmjet bankave dhe Institucioneve Financiare jo Bankare (IFJB) në mbështetje të rritjes ekonomike, programi FSVC ka për qëllim të forcojë manaxhimin e riskut, të krijojë një mbikqyrje për konsolidimet bankare, të përmirësojë mbikqyrjen për IFJB-në dhe të zgjerojë transparencën në sektorin bankar. Gjithashtu FSVC ndihmon Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare (AMF) në ndërtimin e një kuadri efektiv te mbikqyrjes me bazë risku për sektorin e sigurimeve duke përfshirë trajnimin e stafit, këshillim mbi rregulloret dhe mbështetje për zhvillimin e vazhdueshëm të profesionit të aktuarit.

Arritjet Kryesore

Vullnetari i FSVC-së Bill Cundiff (i pesti nga e majta) gjate nje trajnimi me stafin e AMF si dhe pjësmarrës nga tregu i sigurimeve në qëndrën e re te trajnimeve prane Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare

Forcimin e kapaciteteve mbikqyrëse të bankës qëndrore:

FSVC ka mbështetur kapacitetet e Bankes së Shqipërisë (BSH) për të zbatuar një kornizë efektive mbikqyrëse për më shumë se një dekadë. Ky program i mundësoi Departamentit të Mbikqyrjes Bankare të krijojë një staf të mirë-trajnuar dhe kompetent për të rritur aftësinë për të zbuluar probleme të mundshme në sektorin bankar ndërkohë që bëri të mundur përfshirjen e standarteve ndërkombëtare të rregullimit bankar në veprimtarinë e tij. Specialistët kanë tashmë njohuritë dhe mjetet për të mbikqyrur praktikat e huadhënies bankare dhe të raportimit financiar. BSH gjithashtu është përshtatur me parimet dhe rekomandimet e Basel II në lidhje me manaxhimin e rrezikut dhe të pajtueshmërisë. Kohët e fundit, FSVC ka trajnuar stafin e BSH në manaxhimin e rrezikut të kredisë, të likuiditetit, të tregut dhe atij operacional, si dhe Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit, Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Basel II. Sot ne vazhdojmë të punojmë me BSH për të ndihmuar në manaxhimin e rrezikut tradicional dhe të ri me të cilët përballet sektori bankar, duke përfshirë ato që lidhen me ekspozimin më të madh në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht duke marrë parasysh shkallën e lartë të kapitalit së huaj në Shqipëri.

 

Forcimin e kuadrit të mbikqyrjes së sigurimeve me bazë risku dhe zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri:

Qëllimi kryesor i FSVC-së në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare (AMF) ka qenë promovimi dhe mbikqyrja e zhvillimit të IFJB. Që nga themelimi i AMF-së në vitin 2006, FSVC ka punuar për të ndihmuar krijimin e një kornize për mbikqyrjen efektive të një vargu të larmishëm produktesh sigurimi me çmime të përshtatshme për tregun. Programi i FSVC i ka siguruar AMF-së asistence teknike dhe komentim ligjor për zbatimin e mbikqyrjes të tregut të sigurimeve me bazë risku dhe për të krijuar një kuadër rregullativ për liçensimin dhe mbikqyrjen e kompanive të manaxhimit të aseteve. Specialistët e AMF-së tashmë kanë aftësitë për të kryer mbikqyrjen me bazë risku të shoqërive të sigurimit. Asistencë teknike shtesë është drejtuar drejt stukturimit të bursës duke përcaktuar kushtet për shkrirje dhe blerje si dhe ngritjen e një qendre të depozitimit të letrave me vlerë. Zhvillimi i tregjeve të kapitalit ka qenë veçanërisht sfidues dhe do të vazhdojë të jetë kështu duke qënë se, investimet e huaja të nevojshme për të krijuar një shkallë minimale të operacioneve kanë qenë të pakta për momentin për shkak të krizës globale financiare.

 

Institucionalizimin e profesionit të aktuarit në Shqipëri:
Megjithëse Shqipëria përjetoi një zgjerim të shpejtë të sektorit të shërbimeve financiare në vitet e fundit, profesioni i aktuarit në Shqipëri mbetet i pazhvilluar. FSVC bashkëpunoi me Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare dhe Institutin dhe Fakultetin Britanik të Aktuarëve për të zhvilluar dhe zbatuar dy programe trajnimi (2006-2007, 2009-2011) për të trajnuar dhe çertifikuar aktuarë të rinj. Pas përfundimit të 16 moduleve sfiduese, 22 aktuarë të trajnuar dhe të çertifikuar tashmë japin kontributin e tyre në sektorin e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon. Për me tepër, FSVC ka udhëzuar AMF-në për krijimin e proçedurave formale për akreditimin e aktuarëve të diplomuar dhe ka ndihmuar në themelimin e Shoqatës së Aktuarëvë te Shqipërisë (SHASH), duke i këshilluar zyrtarët e saj të parë mbi rolin që SHASH mund të luajë në promovimin e profesionit të aktuarit si dhe zhvillimin e sektorit financiar. Sot ne vazhdojmë të mbështesim SHASH-në, duke mundësuar vazhdimësinë e edukimit profesional.


Në linkun më poshtë, vizitorët mund të shohin Historitë më të fundit të Suksesit të FSVC dhe artikuj të rinj mbi Shqipërinë:

Veprimtaritë e Suksesshme:  Trajnimi i Aktuarëve dhe Programi i Çertifikimit (2009-2011)

Të Rejat:  FSVC Diplomoi 14 Aktuarë të Rinj në Shqipëri (Maj 25, 2011)

 


Kontakti Zyrtar

Frida Krifca, Drejtoreshë
Rr: “Ismail Qemali”, Nr. 32, Kati 2
Tiranë, Shqipëri                     
(T) +355 422 69507



 


гороскоп дева бесплатные java программы перехвата смс телефонная база новосибирска 2013 год база данных телефонная справочник адресов и телефонов бузулука поиск справочник бесплатные поиск абонента фамилии телефонная база спб поиск на сайте телефонная база данных калининград справочник программа ссылка на сайте справочник телефонов жителей ижевска Камагра блог онлайн решебники Блог о препарате для улучшения потенции sitemap